Ushtrohu në perëndishmëri 

 1 Timoteut 4:7

ÇDO BURRË ËSHTË NJË LUFTËTAR

DISHEPULLIZIM     UDHËHEQËSI       SHUMËFISHIM

Kurrikula "Çdo Burre është një Luftëtar", është një studim biblik i dishepullimit që "I ndihmon burrat të kenë sukses në jetë" dhe të fitojnë betejat që bëjnë çdo ditë.  Që nga viti 2011, mbi 80,000 burra në 60 vende dhe në 25 gjuhë janë ndikuar nga Kurrikula "Cdo Burre është një Luftëtar". 


SI TË FILLONI KURSIN TONË TË DISHEPULLIMIT

Çfarë është EMAW

Themeli Biblik

Proçesi i Dishepullimit

1. Shiko videot

Shikoni tre videot prezantuese të proçesit me sipër

2. Ndiq trajnimin

Caktoni një sesion trajnimi të shkurtër në Skype

3. Fillo

Nisni grupet tuaja me mbështetjen tonë të vazhdueshme

Tre libra, 28 Mësime, 31 javë së bashku!

Libri 1 - Të ecësh me Perëndinë


9 mësime, 9 javë

Na ndihmon të zotërojmë aftësitë themelore të dishepullimit

- Koha e qetë 

- Meditimi i Shkrimit

- Lutja

- Vargje përmendësh

- Vënia në praktikë e Fjalës.

Këto aftësi zbatohen për temat edhe në dy librat e tjerë. Prandaj, të gjithë pjesëmarrësit duhet të fillojnë me Librin 1.

Libri 2 - Martesa dhe rritja e fëmijëve


9 mësime, 12 javë

Tetë mësimet origjinale japin ndihmë praktike dhe një këndvështrim biblik për Martesën dhe Rritjen e Fëmijëve. Vëmendje e veçantë i kushtohet edukimit të adoleshentëve. Këto mësime kanë ndikuar thellësisht në jetën e shumë burrave dhe i kanë ndihmuar ata të bëhen burra dhe baballarë më të mirë.

Kemi shtuar mësimin nëntë - "Ndarja e Ungjillit me fëmijët tuaj". Ndarja e mesazhit të Ungjillit është një nga aspektet më të rëndësishme të të qenit i krishterë; veçanërisht nëse ju mëson se si ta drejtoni një nga fëmijët tuaj tek Krishti.

Libri 3 - Paraja, Seksi, Puna, Kohët e vështira, Si t'i japësh vlerë jetës tënde

10 mësime, 10 javë

Libri 3 ka dhjetë mësime që sjellin zbatim biblik për çështjet e Parave, Seksit, Punës, Të Kalosh nëpër Koha të vështira dhe si t'i japësh vlerës jetës tënde. Këto çështje do të konsumojnë pjesën më të madhe të jetës dhe energjisë së një njeriu dhe është thelbësore që ai të ketë sukses.

* Burrat beqarë mund të zgjedhin të përdorin vetëm Librat 1 dhe 3; megjithatë, kemi parë se shumë kanë zgjedhur ta studiojnë Librin 2, gjithashtu, të përgatiten më së miri për martesë dhe për tu bërë prindër ose të ndihmojnë të tjerët të kuptojnë këto fusha kryesore të jetës.

Autori i serisë së Kursit Çdo Burrë është një Luftëtar dhe presidenti i Every Man A Warrior, Inc. Ai ka shërbyer, duke disiplinuar dhe udhëhequr burra për më shumë se 35 vjet. Së pari me The Navigators dhe tani si drejtori global i ministrisë së burrave për Trans World Radio. Në fund të vitit 2024, burra nga 60 shtete të ndryshme kanë përdorur materialet e ÇDO BURRË ËSHTË NJË LUFTËTAR dhe kursi me të tre librat e tij është përkthyer në 25 gjuhë të ndryshme, mes tyre edhe në gjuhën shqipe.